Kovid 19/ Rriten infektimet, ja bilanci i 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 7.472 testime për coronavirus, ndërsa 1.725 raste kanë rezultuar pozitiv.

Marketing

Prej rasteve të reja në Shkup janë 1.028, Manastir – 148, Prilep – 112, Ohër – 61, Kumanovë – 52, Kavadar – 43, Gjevgjeli – 32, Shtip – 31, Strumicë – 24, Tetovë – 22, Gostivar – 21, Kërçovë – 20, Veles – 16, Koçan – 14, Dellçevë – 13, Krushevë – 12, Strugë – 10, Radovish dhe Vallandovë – 8, Resnjë – 7, Negotinë – 6, Shën Nikollë, Kriva Pallanka, Berovë, Probishtip dhe Makedonski Brod – 4, Kratovë dhe Bogdanci – nga 3, Vinicë, Demir Hisar, Makedonska Kamenica dhe Pehçevë – nga 2, Dibër, Demir Kapi dhe Dojran – nga 1.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2 persona të vdekur: një i vdekur nga Shkupi (66 vjeç) dhe një nga Negotina (76 vjeç).

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 332 persona të shëruar.

Me rastet e sotme që nga fillimi i epidemisë janë infektuar 230.265, numri i të shëruarve është 214.054, numri i të vdekurve 8.002, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.209.

Marketing