Kazakistani po përjeton protestat më të këqija në rrugë që vendi ka parë që nga fitimi i pavarësisë tri dekada më parë.
Në këtë gjendje të jashtëzakonshme ku njoftohet edhe për viktima, ka edhe shtetas të Kosovës dhe Maqedonisë që punojnë atje, kryesisht në kompaninë e vëllezërve Pacolli.
Nga kjo kompani njoftojnë se punetorët e tyre janë të sigurt.
“Informojmë të gjithë familjarët dhe të afërmit e punëtorëve të Mabetex Group nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që punojnë në Kazakistan, që të gjithë janë mirë dhe gjenden të sigurt në ambientet e tyre ku jetojnë, si në konvikte, apartamente dhe hotele”, thuhet në komunikatën e kësaj kompanie.
“Presidenti i Grupit Mabetex, Afrim Pacolli është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e kompanisë atje dhe konfirmon që situata tashmë është më e qetë dhe nuk ka vend për panik dhe shqetësim”, shtohet në
Viteve të fundit, shumë kosovarë kanë arritur të sigurojnë punë në Kazakistan kryesisht përmes kompanisë Mabetex Group. Konkurse për vende të reja të punës vazhdimisht hapen, kurse ai i fundit ishte në dhjetor 2021.
“Presidenti i Grupit Mabetex, Afrim Pacolli është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e kompanisë atje dhe konfirmon që situata tashmë është më e qetë dhe nuk ka vend për panik dhe shqetësim”, shtohet në komunikatë.
Zyrtarë për zbatim të ligjit shihen në
Mabetex Project Engineering është një kompani globale e specializuar në ndërtim me filiale në 18 vende. Kompania ka selinë në Lugano të Zvicrës dhe ka të punësuar rreth 14 mijë punëtorë.
Vetëm në Kazakistan, sipas të dhënave publike, kompania ka bërë ndërtimin e Rezidencës së Presidentit në Nur Sulltan, ndërtesa të ministrive dhe salla të koncerteve atje.
Ndërtime të tjera përfshijnë: Teatrin Nacional të Dramës Neo-Klasike, Teatrin e Operës dhe Baletit, Aeroportin në Nur Sulltan, ndërtesën e Ministrisë së Sportit dhe Turizmit në Kazakistan, e të tjera.