Sipas “Il Tempo”, mbrojtësi Leonardo Bonucci ishte tejet i zemëruar me sekretarin e Interit, Cristiano Mozzillo natën e kaluar dhe i tha “Do të të vras ty”, andaj ylli i Juves mund të suspendohet.
Kishte tension të madh dje në finalen e Superkupës së Italisë, ku Inter shënoi golin e fitores në minutën e 120-të.
Italiani u zemëruar nga fesat e stafit të Interit dhe “Il Tempo” ka zbuluar se çfarë u tha mes tyre.
Sipas raportit, Bonucci i tha “Ti nuk feston para fytyrës sime, çfarë dreqin je duke bërë? Do të të vras”.
Mozzilla u kundërpërgjigj “Çfarë je duke bërë?” dhe pastaj provoi të largohet nga Bonucci.
Fatmirësisht nuk ka pasur pasoja të tjera, ndërsa gjykata e sportit mund ta suspendojë italianin për ndeshjet e radhës në Seria A.
Sei vergognoso @bonucci_leo19 pic.twitter.com/SsrUnaukjs
— Alessandro (@90ordnasselA) January 13, 2022