Institucionalizohet bashkëpunimi në mes të ITSHKSH dhe SHB “DRITA”

Sot në Shkup është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, dhe Shtëpisë Botuese “DRITA”, organ i Dioqezës Prizren-Prishtinë

Marketing

Me këtë marrëveshje po institucionalizohet bashkëpunimi në funksion të zgjerimit dhe forcimit të marrëdhënieve në mes të dy institucioneve me interes të përgjithshëm kulturor – shkencor.
Një dimension i përbashkët i kësaj marrëveshje ka të bëjë edhe me realizimin e aktivitetit botues, arsimor, kulturor dhe shkencor nëpërmjet të angazhimit të ndërsjellë të kuadrove me interes për palët nënshkruese përfshi edhe promovimin e librave e botimeve, organizmin të seminareve, kurseve, konferencave, projekteve kërkimore-shkencore. Kujdes i veçantë do ti kushtohet projekteve me karakter ndërkombëtar.

Projekti i parë i cili do të realizohet bashkërisht do të jetë ribotimi i librit “Ipeshkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj”, me autor Dr. Gaspër Gjini (botimi i parë në Prizren, Drita, 1992). Ky botim do të ketë siglën e ITShKSh – Shkup dhe “Drita”- Prishtinë, dhe do të botohet si pjesë e projektit botues disavëllimësh “Historia e trevave lindore shqiptare”, thuhet ndër të tjera në tekstin e Marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, dhe Shtëpisë Botuese “DRITA”, organ i Dioqezës Prizren-Prishtinë, të nënshkruar nga drejtorët Prof. dr. Skender Asani dhe Don Fatmir Koliqi

Marketing