![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2022/01/aktaule1.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2022/01/aktaule2.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2022/01/akt02.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2022/01/akt01.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2022/01/akt04.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2022/01/akt05.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2022/01/akt06.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2022/01/akt07.jpg)
Ka përfunduar edhe pjesa e dytë e seancës plenare ku në rend dite është zgjedhja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut me kryeministër Dimitar Kovaçevskin.
Pas më pak se 3 orë punë, pjesa e dytë e seancës vazhdoi me kritika mes deputetëve opozitarë dhe të shumicës parlamentare. Opozita vazhdon të thotë se Qeveria e re është një mashtrim, pasi ministrat janë të njëjtë, ndërkaq deputetë e shumicës numëronin vendimet që sipas tyre janë realizim i projekteve të premtuara.
Diskutimi për programin dhe përbërjen qeveritare do të vazhdojë nesër, në ora 12:00. Sipas rregullores, diskutimi zgjat dy ditë dhe Qeveria e re duhet të zgjidhet më së voni deri në mesnatë.