Gostivar, u ogranizua manifestimi “Flaka e Janarit”

Manifestimi që përfundoi me Akademinë përkujtimore që u mbajt mbrëmë në Qendrën për kulturë, në qendër kishte tre figurar emblematike të kombit shqiptar: vëllezërit Jusuf die Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka, të vrarë para 40 vjetëve në afërsi të Shtutgardit në Gjermani, nga shërbimi sekret jugoslav.

Marketing

Flakadani i Flakës së Janarit sivjet u mbajt për të 17 vit me radhë në Gostivar nën organizim të disa shoqatave, në mesin e tyre edhe SHVL-UÇK. Drejtuesi i saj, Fazli Veliu, theksoi se pos tre figurave kryesore ky manifestim përkujton çdo të rënë për liri e atdhe që nga koha e Skenderbeut e deri ditën e sotme.

Të pranishmit i ka përshëndetur me një fjalim rasti, Agim Sulejmani nga Kosova i cili ka qenë bashkëveprimtari i tre figuruave kyçe të “Flakës së Janarit”.

Besnik Ameti, historian nga Shkupi, foli për dëshmi historike të luftëtarëve të lirisë të rënë në janare të ndryshëm të acartë.

Luan Veliu, drejtor i manifestimit “Flaka e Janarit 2022” ka falenderuar mysafirët për dhe çdo kontribues për organizimin e sivjetëm, ndërsa Akademia u begatua edhe me një repertuar kulturorë.

Ky manifestim sivjet u mbështet nga Komuna e Gostivarit, Çairit dhe Likov.

Marketing