Kur pritej konfirmimi i kalimit të Vedat Muriqit te Cska Moska në Rusi, Igli Tare ka bërë kthesën e madhe.
Drejtori i Lazios ka thënë se janë lajme të rrejshme zërat për kalimin e kosovarit në Rusi.
Lajmi është konfirmuar edhe nga eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.
Se Muriqi është larg Moskës, tregon edhe vendimi i trajnerit Sarri që ka startuar me yllin kosovar në ndeshjen e kupës ndaj Udineses.