Skuadra e Chelseas nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një barazim ndaj Brightonit.
Pavarësisht se “blutë” kishin avantazhin pas 45 minutëshit të parë, ata sërisht nuk arritën të dalin fitues në këtë sfidë.
Hakim Ziyech i dha epërsinë londinëzëve i cili realizoi një eurogol nga distanca në minutën e 28-të.
Një huti në mbrojtjen e Chelseas bëri që mbrojtësi Adam Webster të barazonte me kokë rezultatin në minutën e 60-të nga një rivënje nga korneri.
Për pjesën e mbetur rezultati mbeti i pandryshuar, duke bërë kështu që skuadrat të ndajnë pikët.
Chelsea kështu shkon në katër ndeshje radhazi pa fitore në Premier Ligë, me tre barazime e një humbje, teksa arrijnë në kuotën e 44 pikëve në pozitën e tretë.