Luis Suarez raportohet se është gati që të bëjë një lëvizje ‘senzacionale’ drejt Aston Villas.
Luis Suarez thuhet se është ‘përqendruar’ në një ribashkim me Steven Gerrard në Aston Villa pasi refuzoi ofertat e shumta nga diku tjetër.
Suarez luajti së bashku me Gerrard për tre vjet e gjysmë në Liverpool dhe reprezentuesi i Uruguait thuhet se është tërhequr të punojë nën ish-kapitenin e Anglisë në Villa Park.
Gerrard ka sjellë tashmë një nga ish-shokët e tij të skuadrës në Liverpool në Villa. Philippe Coutinho u bashkua në Aston Villa nga Barcelona në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit.
Coutinho bëri një ndikim të menjëhershëm, duke shënuar nga stoli në debutimin e tij për të nxjerrë një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Manchester United të shtunën.Por brazilianit së shpejti mund t’i bashkohet ish-bashkëlojtari i tij në Liverpool dhe Barça, Suarez.
Gazetari spanjoll i futbollit Gerard Romero ka dhënë një përditësim të madh për të ardhmen e Suarez në kanalin e tij ‘Twitch’.Romero shkroi në Twitter se ylli i Atletico Madrid ka refuzuar tre oferta nga skuadrat braziliane Palmeiras, Corinthians dhe Atletico Mineiro.
Suarez gjithashtu i ka thënë jo një skuadre nga Arabia Saudite, sepse ai dëshiron të bashkohet me Villa.Gerrard dhe Suarez kishin një marrëdhënie të shkëlqyer kur luanin së bashku në Liverpool.Dhe duket se kjo mund të sigurojë përsëri një nënshkrim të madh për Villa.
Megjithatë, kjo marrëveshje do të duhet të presë deri në verë, me përfundimin e kontratës së Suarez me Atletico Madrid. /Lajmi.net/