LSDM: Është hapur një dritare e re bashkëpunimi mes RMV-së dhe Bullgarisë

Pas vizitës dhe takimit të djeshëm mes kryeministrave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, u bë hapi i parë, u hap një dritare e re bashkëpunimi dhe miqësie mes dy vendeve, e cila besojmë se do të rezultojë në mbështetje të integrimin evropian, kështu thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Marketing

Sipas kësaj partie marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë duhet të ndërtohen mbi parimet e bashkëpunimit, para së gjithash në ekonomi, infrastrukturë, tregti dhe bashkëpunim afarist.

“Në këtë drejtim është edhe ngritja e grupeve të punës në disa fusha, në ekonomi, infrastrukturë, tregti, kulturë, arsim që do të thotë për qytetarët, për të ardhmen e tyre, por që janë veçanërisht të rëndësishme për të rinjtë”, thuhet në njoftim.

Nga LSDM-ja njoftojnë se Republika e Bullgarisë ka pranuar të përdorë versionin e shkurtër të emrit kushtetues, si dhe emrin e gjatë, i cili tashmë është raportuar edhe në Kombet e Bashkuara.