Një grua 50-vjeçare nga Shkupi është infektuar për herë të tretë me coronavirus.
“Mendoj se gruaja i kapi të tri llojet e virusit. Ajo është testuar për simptoma, ndërsa testi PCR ka rezultuar pozitiv”, tha mjekja familjare Mira Atanasova për “Kanal5”.
Sipas mjekut, testi i gruas nuk ishte surprizë.
“Ajo kishte dhimbje koke, dhimbje të fytit, temperaturë të lehtë dhe lodhje të zakonshme”, tha doktoresha Atanasova.
Sipas të dhënave të ISHP-së në Shkup, gjithsej shtatë qytetarë deri më tani për herë të tretë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.