“Uji i Bekuar” uron kryeparlamentari Xhaferi

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ne emrin personal dhe në emër të deputetëve, pjesëtarëve të religjionit ortodoks ua uron festën e madhe krishtere – “Uji i Bekuar “dhe u dëshiroi që festën ta presin dhe kalojnë në shëndet të mirë, paqe, mirëqenie familjare dhe ngrohtësi.

Marketing

“Këto janë kohëra të sfidave të natyrës së ndryshme, ekonomike, shëndetësore, politike. Si njerëz, si qytetarë, si faktorë aktivë në shoqëri, të gjithë ne kemi përgjegjësi që ta japim më të mirën prej vetes, ta investojmë maksimumin sot, pasi kjo do të jetë në dobi të rëndësishme nesër, edhe për ne, megjithatë, më me rëndësi se gjithçka, për të rinjtë tanë, të cilët janë ardhmëria e vendit. Të besojmë dhe të shpresojmë se çdo pengesë, çdo vështirësi, do ta tejkalojmë shpejtë dhe me lehtësi, po ashtu edhe siç rrjedh uji, i cili është simbol i kësaj feste. Le të bëhen qëllimet e pastërta, solidariteti, njerëzimi, respektimi i ndërsjellë dhe mirëkuptimi themeli, në të cilin do të ndërtojmë shoqëri të barabartë, të drejtë, përparimtare dhe para së gjithash humane, ku secili do të ndjehet i barabartë dhe do të kujdeset barabartë për përparimin personal dhe kolektiv të vendit”, thuhet në urimin e Xhaferit