Rritja e infektimeve me Kovid, RMV rikthehet në listën e vendeve me rrezik

Për shkak të situatës me pandeminë e Kovid-19, Gjermania e ka kthyer Maqedoninë e Veriut në listën e vende të rrezikshme, bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme. Me këtë vendim, autoritetet gjermane shtetasve të Maqedonisë së Veriut do t’u kërkojnë gjatë hyrjes paraqitje elektronike dhe certifikatë vaksinimi, vërtetim për kalim të Kovidit, apo test PCR negativ.

Marketing

Për personat që nuk janë infektuar me Kovid dhe nuk janë vaksinuar, vijon masa 10-ditore e karantinimit, gjatë së cilës mund të lirohen pas 5 ditëve, nëse testohen. Siç njofton Ministria e Jashtme, nga kjo masë janë të liruar fëmijët e pavaksinuar deri në 6-vjeç, të cilëve karantinimi u ndalohet pas 5 ditëve.

Protokoll të ri ka edhe në Finlandë. Të gjithë personat, përfshirë edhe shtetasit të RMV-së, të cilët nuk mund të vaksinohen kundër Kovidit për arsye mjekësore, mund të hyjnë në këtë vend nëse kanë vërtetim mjekësor të cilin e tregojnë, bashkë me vërtetimin për test Kovid negativ, jo më të vjetër se 48 orë.

Të gjithë personat tjerë që hyjnë në Finlandë, përveç atyre që e kanë të rregulluar qëndrimin edhe më tej duhet patjetër që të tregojnë vërtetim për vaksinimin ose kalim të Kovidit në gjashtë muajt e fundit, bashkë me testin negativ jo më të vjetër se 48 orë.

MPJ njoftoi se edhe Qeveria e Hong Kongut ka miratuar vendim me të cilën Maqedonia e Veriut gjendet në grupin A të vendeve me raste të detektuara të Omikronit. Me këtë kufizohet hyrja e shtetasve tanë dhe të huajve që në 21 ditët e kaluara kanë qëndruar në Maqedoninë e Veriut. Në listën e vendeve me rrezik, vendin tonë e ka vendosur edhe Bullgaria fqinje.