







Kryetari i AKR’së njëherazi edhe deputeti Behgjet Pacolli, ka ironizuar me orën policore të vendosur nga Qeveria Kurti para pak ditësh, duke thënë se nuk beson që virusi është aktiv nga ora 22:00-05:00, shkruan Gazeta Metro.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, tha se sonte është nata e dytë që do kemi orën policore, dhe kjo masë i duket e panevojshme përpos atyre të tubimeve që janë efektive për mbrojtjen nga virusi.
‘’ Sot është dita e dytë që përsëri do të kemi orën policore. Masat (tubimet, takimet nëpër vende publike, puntoritë e ndryshme etj) janë masa të nevojshme dhe efektive për mbrojtjen nga Covid-19, por ora policore nuk di çka shërben? Nuk besoj se virusi do të jetë aktiv vetëm prej ores 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit?’’, pyeti Pacolli.
Tutje ai tha se qytetarët nuk e meritojnë këtë gjë, pasi tani po përballen edhe me sfida tjera përfshirë këtu mungesën e rrymës.
Qeveria Kurti ka vendosur masat e reja që pritet të zgjasin deri me 4 shkurt. Nga qytetarët është kritikuar për vendosjen e orës policore, por edhe shtetet fqinje kanë kritikuar nevojën për 3 doza të vaksinës nëse tentojnë të futen në Kosovë