Kupa e Afrikës ka humbur vëmendjen për pak kohë, si pasojë e një ngjarje tragjike të ndodhur së fundmi.
Kushtet e këqija infrastrukturore kanë bërë që para një stadiumi në Kamerun të krijohet një tollovi e madhe, ku pësuan shumë tifozë futbolli.
Tifozët raportohet se nuk mund të futeshin në stadium dhe nga tollovia e krijuar kanë humbur jetën disa persona.
Sipas guvernatorit të atij rajoni, Naser Paul Biya, rreziku ekziston që të rritet akoma numri i viktimave.
Stadiumi për të cilin bëhet fjalë zë plot 60 mijë tifozë, por kufizimet nga pandemia kanë bërë që vetëm 80% të jenë në dispozicion.
50 mijë tifozë tentuan të jenë të pranishëm për ndeshjen e mbrëmshme që u luajt mes Kamerunit dhe Ishujve Komoros.