Petkov do të raportoj në Kuvend për rezultatet nga kontakti me Shkupin

Kryeministri bullgar Kirill Petkov të premten do të raportoj para deputetëve në Kuvendin e Bullgarisë për rezultatet nga vizita e tij në Shkup që u realizua javën e kaluar dhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që u mbajt dje në Sofje.

Marketing

Siç njofton BGNES, raportimi i Petkovit do të bëhet me kërkesë të partisë më të madhe opozitare, Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë dhe do të jetë pika e parë e seancës së kuvendit të caktuar për të premten.