Moderatorja shqiptare pëson aksident,kjo është gjendja e saj

Moderatorja Rudina Magjistari ka pësuar një aksident ditën e sotme.

Marketing

Në nisjes të programit të saj “Rudina”, Magjistari tha se kishte ndrydhur këmbën e për këtë arsye nuk mund të ecte dot mbi taka.

Moderatorja tha se është e detyruar të qëndrojë ulur gjatë gjithë puntatës.

“Më gjeni ndryshe nga çdo herë tjetër. Më gjeni këtu pothuajse e pozicionuar në vendin tim sepse sinqerisht kam pasur një problem, një aksident të vogël me këmbën. Duke zbritur nga një shkallë pak e lartë pësova një tronditje të vogël dhe me taka e kam të vështirë që të eci, kështu që zgjodha më mirë të jem pranë vendit dhe t’i pres të ftuarit të hyjnë dhe të bëjnë atë hyrjen e tyre tradicionale në studio dhe sigurisht të zënë vend për të diskutuar për temat që kemi zgjedhur për të diskutuar për sot,”- tregoi ajo