Në trajnimin e sotëm me temë “Fushatat politike dhe qëllimet e organizatave të grave” organizuar nga Unioni i Grave të VMRO-DPMNE-së dhe Fondacioni “Jarl Hjalmarson”, mbajti fjalim Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Mickoski gjatë fjalimit të tij tha se sot në Maqedoni ka politikanë të korruptuar që kanë përkrahur politikanë që fatkeqësisht e kanë robëruar vendin. Politikanët që në mënyrë militante, atë që nuk arritën ta bënin disa dekada më parë, tani arrijnë të shkatërrojnë institucionet nga brenda sistemit. Punonjësit në ato institucione që drejtojnë janë tërësisht të demotivuar. Ato institucione nuk kanë disiplinë, janë tërësisht të shkatërruara financiarisht dhe materialisht, të kapur nga pushtetarët.
“Në një intervistë më parashtruar pyetjen pse thoni se kjo është Qeveri e BDI-së, kurse e administruar nga LSDM sepse për çështjet thelbësore që sot janë sfidë kryesore për Maqedoninë dhe qytetarët e Maqedonisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, promotorët kryesorë apo eksponentët kryesorë të qeverisë janë përfaqësuesit e BDI-së. Kur bëhet fjalë për ekonominë, kur bëhet fjalë për energjinë, që janë sfidat kryesore këtu janë Kreshniku apo Fatmiri. Kur bëhet fjalë për çështjet kombëtare, për sa i përket procesit të integrimit evropian, këtu janë Aliu, Artani dhe Bujari. Por, kur është fjala për presionin dhe mobingun ndaj VMRO-DPMNE-së, mbi popullin maqedonas këtu janë Oliveri, Vilma, Lupço dhe të tjerët. Ky është realiteti në të cilin jetojmë dhe për këtë ne duhet të japim gjithçka nga vetja që ta ndryshojmë këtë realitet, që të mund Maqedonia të ecë para dhe qytetarët të mund të ndihen të sigurt në shtetin e tyre pavarësisht përkatësisë etnike. Ne duhet të krijojmë front dhe të bashkohemi kundër politikanëve të korruptuar dhe front anti-BDI nëse duam të kemi shtet bashkëkohor”, tha Mickoski.