Shaqiri: Vendimtare për mësim me prezencë fizike ishte rekomandimi i KSI-së

Vendimi për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë me prezencë fizike të nxënësve sipas ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri është marrë duke pas për bazë rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI).

Marketing

Shaqiri në “Programi 200”, sonte në Alsat theksoi se zgjatja e pushimit dimëror të nxënësve kishte të bëjë me sigurinë e shëndetit të nxënësve.

“Mendoj se në sjelljen e vendimeve për vazhdimin e gjysmë vjetorit të dytë, ishte vendimtare dhe vendimi i Komisionit për Sëmundjet Ngjitëse, i cili edhe në rastin e parë edhe në rastin e dytë solli vendimin që gjysmë vjetori i dytë të filloj me prezencë fizike. E them këtë për arsye sepse në Komision janë ekspertët të cilët konsultohen në vazhdimësi me Ministrinë e Shëndetësisë, dhe ata kanë parametrat nga aspekti shëndetësorë, për të dhënë rekomandimin që gjysmë vjetori i dytë të filloj me prezencë fizike”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.