Bullgaria do të ndërtojë dy rrugë magjistrale kah Maqedonia e Veriut dhe Turqia

Gjatë fjalimit të ministrit për Zhvillim Rajonal dhe Çështje Publike të Bullgarisë, Grozdan Karaxhov në komisionin parlamentar, ishte njoftuar se Bullgaria do të ndërtojë dy rrugë magjistrale nga Burgasi deri në Tërnovë të Vogël deri në kufirin turk, ndërsa e dyta – nga kufiri në Gjueshevë, Qystendil deri në Dupnicë.

Marketing

Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Sofja, rruga e dytë magjistrale, siç planifikohet, është nga kufiri me Maqedoninë e Veriut përmes vendkalimit kufitar në Gjushevë në Qystendil deri në Dupnicë, ku do të bëhet lidhje me magjistralen Struma.

Karaxhov nuk mundi t’i komentojë afatet për përgatitjen e projektit ideor dhe dokumentacionin tjetër themelor sepse puna për seksionin ka filluar së fundmi, me aktivizimin e marrëdhënieve me Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, do të ndërtohet rrugë e re magjistrale, ndërsa rruga ekzistuese, e cila kalon përgjatë shumë vendbanimeve, do të mbetet alternative.