Maqedonia e Veriut zgjodhi këngën përfaqësuese për Eurosong 2022

“CIRCLES”, është kënga e Andrea Koevskës me të cilën do të përfaqësohet Maqedonia e Veriut në Eurosong 2022.

Marketing

Autor i këngës dhe aranzhimi është Aleksandër Masevski, ndërkaq teksti është shkruar nga këngëtarja Andrea Koevska.

Kënga e Koevskës e cila do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në Torino të Italisë, është zgjedhur nga votat e publikut si dhe nga votimi i jurisë profesionale ndërkombëtare në raport 50:50.

Në garë ishin edhe këngëtari i vetëm shqiptar, Jon Ajdini dhe katër këngëtarë të tjerë Kalina Velkovska, Lara Ivanova, Viktor Apostollovski dhe Boris Cvetanovski.

Maqedonia e Veriut do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale, më 12 maj kurse finalja do të mbahet më 14 maj./TV21

Marketing