Jon Ajdini ishte në mesin e 6 këngëtarëve të cilët garuan për të përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në Eurosong 2022.
Por, votat e publikut dhe juria profesionale, në raport 50:50 vendosën që fituese e kësaj gare të jetë Andrea Koevska me këngën “CIRCLES”.
Jon Ajdini e uroi fituesen dhe falënderoi publikun dhe mediat për përkrahjen që i dhanë në dy javët e fundit.
“Kjo ishte një përvojë e shkëlqyer për mua e cila më hapi shumë dyer dhe mundësi për prosperitet në karrierën time në të ardhmen. Do të krijoj edhe në të ardhmen, dhe kush e di, ndoshta sërish do të paraqesë ndonjë këngë për zgjedhjen e këngës për Evrovizion”, shkroi mes tjerash Ajdini, transmeton TV21.
Maqedonia e Veriut do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale më 12 maj kurse finalja e Eurosong do të mbahet më 14 maj, në Torino të Italisë.