Përse po bie borë në shkretëtirën e Saharasë?

Mandatory Credit: Photo by Geoff Robinson Photography/REX/Shutterstock (9309883af) Snow in the Sahara Desert near the town of Ain Sefra, Algeria Snow in the Sahara Desert - 07 Jan 2018 *Full story: https://www.rexfeatures.com/nanolink/tvw5 As much of the northern hemisphere sees record cold temperatures, the SAHARA Desert has been hit by SNOW for the second time in four decades. Photographers have taken incredible pictures of 40cm deep snow covering the sand in the small Saharan desert town of Ain Sefra after a freak winter storm yesterday (Sun). The town in the world's HOTTEST desert had not seen snow for 37 years when it arrived this time last year and locals were stunned when it began falling on the red sand dunes yesterday morning. Snow started falling in the early hours of Sunday morning and it quickly began settling on the sand. Photographer Karim Bouchetata said: "We were really surprised when we woke up to see snow again. It stayed all day on Sunday and began melting at around 5pm."

Reshjet e borës janë një fenomen tejet i rrallë në shkretëtirë për shkak së mungesës së ujit në ajër, edhe pse në orët e mbrëmjes temperaturat bien ndjeshëm. Kriza klimatike është e paparashikueshme, me temperatura të larta rekord në disa shtete të Afrikës, e acare të pazakonta në skajin tjetër. Sipas një studimi shkencor, i ftohti ekstrem mund të jetë si rrjedhojë e ngrohjes së Arktikut

Marketing

Nëpër rrjete sociale qarkulluan këtë javë pamje ku duket shkretëtira e Saharasë e veshur me dëborë. Të gjithë e dimë se Saharaja është një prej vendeve me më shumë thatësirë në botë me temperatura të larta që arrijnë deri në 50 gradë Celsius. Së bashku me Luginën e Vdekjes në Kaliforni dhe disa qyteteve pranë ekuatorit si Daloli në Etiopi dhe Vadi Halfa në Sudan, janë disa prej pikave më të nxehta në tokë. Shkretëtira me përmasa gjigande shtrihet përgjatë 11 shteteve: Algjeri, Çad, Egjipt, Libi, Mali, Mauritani, Marok, Niger, Sahara Perëndimore, Sudan dhe Tunizi. Kodrat e rërës arrijnë deri në 180 metra ndërsa uji gjendet me pakicë.

Ndaj jo më kot shumë u befasuan kur panë kodrat e rërës të veshura me një vello të bardhë. Në pamjet e fotografuara më herët gjatë janarit nga fotografi Karim Bouchetata është qyteti Ain Sefra i mbuluar me dëborë, i cili ndodhet në veriperëndim të Algjerisë. Herët e tjera që kanë rënë dëborë në këtë rajon janë në 1979, 2017, 2018 dhe 2021. Ain Sefra shtrihet në malet e Atlasit, 1 mijë metra mbi nivelin e detit dhe njihet ndryshe si ‘porta drejt shkretëtirës’, fare pranë kufirit me Marokun. Në momentin që janë shkrepur fotografitë, temperaturat shënonin -2 gradë Celsius. A po ndikojnë ndryshimet klimatike?
Reshjet e borës janë një fenomen tejet i rrallë në shkretëtirë për shkak së mungesës së ujit në ajër, edhe pse në orët e mbrëmjes temperaturat bien ndjeshëm. Kriza klimatike është e paparashikueshme, me temperatura të larta rekord në disa shtete të Afrikës, e acare të pazakonta në skajin tjetër. Sipas një studimi shkencor, i ftohti ekstrem mund të jetë si rrjedhojë e ngrohjes së Arktikut. Edhe pse studimi u krye në Shtetet e Bashkuara, ai parashikon se valët e të ftohtit do të vijnë duke e shtuar në mbarë botën si pasojë e ngrohjes globale. Rezultatet e studimit nënvizojnë një “tjetër arsye pse duhen reduktuar me shpejtësi emetimet e gazrave serë që po shtyjnë ngrohjen globale”.

Vlen të theksohet se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga dora e njeriut kanë sjellë dhe një zmadhim të shkretëtirës së Saharasë. Sot, sipërfaqja e shkretëtirës është rreth 10 për qind më e madhe nga sa ishte një shekull më parë. Shkretëtira përkufizohet si një vend në tokë ku reshjet e shiut nuk i tejkalojnë 25 centimetra në vit, sipas agjencisë shkencore amerikane “US Geological Survey”. Thënë kjo, nëse Saharaja vijon e zmadhohet, vendet përreth kanë më shumë të ngjarë që të përfshihen nga thatësira.