Distria mposhtet në finale, por …

Distria Krasniqi është mposhtur në finale të Grand Slamit të Parisit nga xhudistja franceze, Amandine Buchard.

Marketing

Krasniqi garoi në kategorinë deri në 52 kilogramë, por që u mposht në finale me Waza-ari.

Dueli ishte i barabartë, teksa u deshën rreth katër minuta të Golden Score për ta përcaktuar fituesin.

Kështu, kampionia olimpike duhet të kënaqet me medaljen e argjendtë nga ky Grand Slam.

Distria në gjysmëfinale e mundi me IPPON zviceranen, Fabienne Kocher, për të kaluar në finale.

Në raundin e parë në këtë Grand Slam, Distria Krasniqi kaloi pa luftë, teksa në raundin e dytë triumfoi përballë xhudistes franceze, Anais Mosdier.

Në çerekfinale, ajo triumfoi ndaj britanikes, Chelsea Giles.

Përveç Distrias, sot garuan edhe Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Flaka Loxha, por nuk treguan sukses.

Gjakova u eliminua në raundin e dytë, ndërkohë Loxha e Fazliu u eliminuan në duelet e tyre të para.