Milan fitoi derbin me Inter, duke e çuar në 1 pikë diferencën me zikaltërit kryesues në renditje. Skuadra e Stefano Pioli triumfoi me përmbysje 2 – 1 këtë të shtunë, duke bërë më të fortë garën për titullin kampion. Zikaltërit shënuan në pjesën e parë me Perisic, pasi krijuan më shumë mundësi para portës së Milan.
Në të dytën heroi ishte Giroud, i cili e niste si titullar një ndeshje pas 1 muaji. Francezi shfrytëzoi rastet e paraqitura dhe realizoi golat për kuqezinjtë brenda pak minutash, duke sjellë festën e Milan që ndërpret serinë prej 14 takimesh pa humbje të Inter.
Nga kjo ndalesë e ekipit të Simone Inzaghi mund të përfitojë edhe Napoli që do të luajë të dielën në fushën e Venezia për javën e 24 të Serie A.