Në moshën 50 vjeçe ndërroi jetë shoferja e parë profesionale në Ndërmarrjen e Transportit Publik (JSP) në Shkup.
Bëhet fjalë për Vesna Najdovskën, e cila ka ndërruar jetë ditë më parë si pasojë e sëmundjes nga koronavirusi, përcjell Fokus.mk. Lajmin e vdekjes së saj e ka komunikuar djali i saj përmes një postimi në rrjetet sociale.