I dhuruan apartament, por burri i Arjola Demirit fiton kujdestarinë e fëmijëve dhe ajo ende nuk e di

Arjola Demiri ka folur disa herë për martesën e saj të dështuar dhe marrë dhëniet jo të mira me ish-bashkëshortin.

Marketing

Aktorja e njohur që është nënë e tre fëmijëve është e divorcuar prej vitesh ndërsa mësohet se së fundmi ishte caktuar gjykimi që do të përcaktonte kujdestarinë e fëmijëve.

Top Channel i dhuroi një apartament ku mund të qëndrojë me fëmijët e saj por sipas burimeve të Syri.net Kosova, ish-bashkëshorti i Arjolës e ka shfrytëzuar situatën nga qëndrimi i saj brenda shtëpisë dhe larg fëmijëve që të fitojë më lehtë kujdestarinë e tyre.
Mësohet se gjykimi është mbajtur me 20 janar, datë që Arjola u gjend brenda shtëpisë pas shtyrjes së spekaktlit edhe 1 muaj më shumë.

Këto zëra nuk janë konfirmuar deri më tani nga askush dhe nuk dihet nëse është definitiv përcaktimi i kujdestarisë së fëmijëve.

Kohë më parë u përfol se Arjola ka një rast të hapur edhe me bashkëshorten e tanishme të ish-bashkëshortit të saj.