Qyteti i Shkupit ka ngritur kallëzim penal kundër ish-kryetarit të komunës Petre Shilegov dhe ish-kryetares së këshillit Ljubica Janceva. Siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, ish-kryetarja e Këshillit ka shfrytëzuar para për festat e fund vitit, në një lokal, ndërsa ish-kryetari nga buxheti I shkupt ka përdorur para për përfitime individuale, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Qytetit të Shkupit.
“Ljubica Janceva në cilësinë e kryetares së Këshillit të Qytetit të Shkupit, duke shfrytëzuar pozitën e saj zyrtare, nga buxheti i Qytetit të Shkupit ka shfrytëzuar mjete për festë në një restorant në Shkup, në kundërshtim me dispozitat ligjore për prokurimin e mallrave dhe shërbimeve dhe në kundërshtim me Ligjin për prokurim publik, ndërsa Petre Shilegov si Kryetar i Qytetit të Shkupit, duke shfrytëzuar pozitën dhe kompetencat e tij zyrtare dhe duke i tejkaluar kufijtë e kompetencave të tij zyrtare pa kontratë, në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, ka lejuar të shfrytëzojnë dhe paguajnë mjete nga buxheti i Qytetit të Shkupit, me çka kanë shkaktuar dëme në buxhetin e qytetit të Shkupit.”, tha Daniel Apostoloski, këshilltar për marrëdhënie me publikun në Qytetin e Shkupit.
Për kundërligjshmëritë ka alarmuar edhe Sektori për Çështje Financiare i Qytetit të Shkupit, i cili në një shënim zyrtar ka treguar se bëhet fjalë për shërbime në kundërshtim me ligjin.