A do të vazhdohet vendimi për ngrirjen e çmimeve? Përgjigjet Bekteshi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, thotë se qeveria me vëmendje po ndjek rritjen e çmimeve, por sipas tij është ende herët të flitet rreth vazhdimit të vendimit për ngrirje të çmimeve të produkteve bazë apo për masat e tjera që do të merren. Ai tha se po analizohen dhe modele tjera.

Marketing

“Sipas të gjithë të dhënave, nuk ka rritje gjatë muajt dhjetor edhe janar. Duke marrë parasysh vendimin për ngrirjen e produkteve bazë është akoma herët të themi nëse do të vazhdojë masa për të cilën veçse ka filluar të flitet në opinion. Janë duke u analizuar edhe modele tjera edhe sipas të gjithë gjasave do të intervenohet edhe ne marzhën e importuesve të ushqimeve bazë edhe të tregtarëve më shumicë edhe pakicë edhe në atë mënyrë do të zvogëlojmë ndikimin e rritjeve të çmimeve të produkteve bazë.”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Sa i përket rritjes së çmimit të energjisë elektrike e derivateve të naftës, Bekteshi thotë se çmimet diktohen nga bursa ndërkombëtare e jo nga Ministria apo Qeveria.

“Me gëzon fakti se kemi çmime më të lira në rajon duk u krahasuar me Kosovën, Serbinë, Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnjën, edhe kështu me radhë dhe nuk mund të ndikojmë sa i përket çmimeve të naftës edhe derivateve të naftës, se janë në kuadër të brezave ndërkombëtare edhe atje përcaktohet çmimi.”,- u shpreh ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Këto komente Bekteshi i bëri nga zona ekonomike në Tetovë, ku dorëzoi lejen e impiantit të ri të prodhimit të kompanisë amerikane, “Lear” dhe “Normak”, ku pritet të punësohen mbi 1000 punëtorë.