Aktori Alec Baldwin mbrëmjen e kaluar ai filloi xhirimet e filmit pas rastit tragjik që i ndodhi vitin e kaluar ku gjatë xhirime të filmit, realizimit të një skenë me armë zjarri mbeti e vdekur drejtoresha e fotografisë dhe kameramanja, transmeton Gazeta Metro.
Ai në një video tregoi se dita e parë nuk ka qenë aspak e mirë e as e lehtë.
“Po shkoj në punë dhe po harroj çka duhet të bëj. Më vie gjithçka shumë e çuditshme. Nuk kam punuar nga 21 shtatori i viti të kaluar kur edhe ndodhi ai rast i tmerrshëm në të cilën mbeti e vdekur Halina”, tha ai.
Ai për momentin është duke xhiruar filmin “97 minutes”.
“Ende e kam shumë të vështirë të flas për këtë. Puna pak po ma shkëput mendimin nga ai rast. Ekipi me të cilin po punoj është shumë përkushtuar dhe tërë ditën janë në këmbë. Ndryshe është kur punon me ekip të re dhe buxhet shumë të ulët”, tha Baldwin.
Ndryshe, ai në një intervistë tha se kurrë nuk do të ketë xhirime më me armë.