MPJ fton shtetasit e Maqedonisë së Veriut të largohen nga Ukraina

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në brifing me gazetarët sërish bëri apel që shtetasit e Maqedonisë së Veriut që gjenden në Ukrainë, të kthehen në vend.

Marketing

“Sa i takon shtetasve, duhet ta shfrytëzojnë mundësinë dhe të kthehen me fluturime komerciale në Maqedoni”, tha Osmani.

Osmani potencoi se në territorin e Ukrainës ka rreth 100 shtetas tanë. “Nuk duam aspak të krijojmë pasiguri dhe frikë në Ukrainë, jemi në koordinim të tërësishëm me aleatët tanë të NATO-s”, tha Osmani.

Marketing