Enuz: Qytetarët të denoncojnë çdo lloj sjelljeje të pahijshme të individëve

Gjatë ditës së djeshme në mënyrë anonime në NP Higjiena Komunale-Shkup është dërguar një video-material shqetësues, të cilin e kemi publikuar në rrjetet sociale, deklaroi sot Zuhdi Enuz, u.d. drejtor i ndërmarrjes.

Marketing

Përmbajtja rifillon pas shpalljes

Ndaloni rënien e flokëve, rinovoni flokët tuaj dhe merrni flokë të përsosur në tre ditë!
Sponsored by MonadPlug

Në këtë video, shpjegon ai, shihen individë që shkatërrojnë qëllimisht enët për mbetje dhe mbetjen e derdhin nëpër qendrën e Shkupit.

“Duhet të theksoj se kjo sjellje e pahijshme dhe turpshme dhe shkatërrimi i pronës publike është vërjetur në disa lokacione të qytetit, është vërejtur se hapësirat publike që ekipet tona i kanë pastruar ditën e nesërme janë mbushur me mbeturina të reja, gjë që tregon se mbeturinat shpërndahen në ato lokacione qëllimisht në mbrëmje”, tha Enuz.

Ai shtoi se kanë informacione se bëhet fjalë për një grup të organizuar individësh të vërejtur disa herë në qendër të qytetit, se si shpërndajnë mbeturina në lokacione të ndryshme.

“Por, për faktin se në vetë video është e pamundur të identifikohen personat që kryejnë këtë vepër penale, informojmë opinionin dhe apelojmë qytetarët që të denoncojnë çdo lloj sjelljeje të pahijshme të individëve që është mosrespektim i punës së shërbimeve komunale të Qytetit të Shkupit dhe përpjekjet tona për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm. Çdo sjellje e pahijshme dhe ndotje e mjedisit do të raportohet tek autoritetet kompetente dhe do të sanksionohet në mënyrë rigoroze. Shkupi dhe shkupjanët meritojnë një mjedis të pastër jetësor, theksoi Enuz.

https://www.facebook.com/100000167147899/videos/703421087315464/