Paralajmëron ministri britanik: Bombat mund të shpërthejnë pas urdhërit të Putin

“Bombat mund të hidhen në Ukrainë brenda disa minutave pasi presidenti rus Vladimir Putin të ketë dhënë urdhrin”. Ky paralajmërim është dhënë nga ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey.

Marketing

Pasi u tha të gjithë britanikëve të premten që të largoheshin menjëherë nga Ukraina, James Heappey i tha Sky News: “Frika ime është se një pushtim është shumë i afërt, por kjo nuk do të thotë se do të ndodhë patjetër.

“Ky është një paralajmërim sepse disa minuta pasi Putini të japë urdhrin, raketat dhe bombat mund të zbresin në qytetet e Ukrainës”, tha ai.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar iu bëri thirrje qytetarëve të saj të largohen pasi tani ka rreth 130,000 trupa në kufirin e Ukrainës, mijëra të tjerë në det.

Ministri britanik komentoi gjithashtu dhe deklaratat e ambasadorit ukrainas në Londër, Vadym Prystaiko, të cilat shkaktuan konfuzion në lidhje me anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Prystaiko deklaroi se Kievi ishte i gatshëm të ishte “fleksibël” mbi qëllimin e tij për t’u bashkuar me aleancën ushtarake, duke dhënë sinjale të tërheqjes nga frika e agresionit rus.

Në lidhje me këtë çështje, Heappey i tha Sky Neës: “Nëse Ukraina vendos që të mos bëhet anëtare e NATO-s, ne e mbështesim këtë, por kjo duhet të vendoset nga ukrainasit.”