Britanikët e ‘përzunë’: Meghan Markle synon të futet në politikën amerikane

Meghan Markle nuk ka ndërmend të kthehet kurrë në Britani dhe nuk i intereson se çfarë mendon publiku britanik për të, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Dukesha e Sussex e cila jeton në një rezidencë 14 milionë dollarësh në Montecito, Kaliforni pasi u tërhoq nga detyra mbretërore në vitin 2020, nuk ka ‘ndërmend’ të kthehet në Londër sepse e sheh Britaninë si një ‘kauzë të humbur’, sipas Tom Bower.

Komentatori, i cili aktualisht është duke punuar në një biografi të Meghan, i tha Sun: ‘Destinacioni përfundimtar i Meghan është i paqartë, por ajo me siguri ka mbështetjen për të bërë një përpjekje për t‘u futur në politikën amerikane.

Ai shtoi se ndërsa popullariteti i saj ka rënë në Britaninë e Madhe që kur u martua, vizita e saj treditore në New York në shtator ishte një ‘sukses i jashtëzakonshëm’ dhe ajo gëzon qartë mbështetjen mes ‘demokratëve, pakicave dhe të rinjve’.

Sipas kompanisë prestigjioze të sondazheve YouGov, Markle gëzon mbështetje tek vetëm 26% e publikut britanik.