Histori qesharake: Nuk ishte i gjatë sa në “Wikipedia”, si dështoi transferimi i futbollistit te skuadra e njohur

Mads Lundi, ish-agjenti i mbrojtësit danez Mads Fenger, ka zbuluar së fundmi një historike epike që i përket vitit 2017, e cila ka bërë së fundmi xhiron e rrjetit.

Marketing

Fenger nuk arriti të transferohet te skuadra belge e Zulte Varengemit, për një arsye të pazakonte. Vetëm 3 centimetra e ndanë nga firma me klubin e njohur.

Kjo sepse pas matjeve gjatësia e Fengerit ka rezultuar 183 cm dhe jo 186 cm siç drejtori sportiv i klubit belg e kishte parë në “Wikipedia“

“Skautët e Zulte Varegemit shpesh vinin në ndeshjet e Randersit nga gushti deri në nëntor për ta parë atë. Ata na e bënë të qartë se do të donin të diskutonin për transferimin.

Ai hodhi poshtë ofertat nga Polonia, Suedia dhe Norvegjia. Pranoi kontratën katërvjeçare të Varegemin, e cila ishte në vendin e tretë në kampionatin belg.

Në testet mjekësore gjithçka shkoi mirë, nuk kishte asnjë problem. Personi që ishte me mua filloi të më thoshte se diçka nuk shkonte dhe mjekët po pëshpëritnin diçka në anglisht dhe belgët nuk e kuptuan.

Filluan ta pyesnin Fengerin sa i gjatë ishte dhe ai u përgjigj:

“Sapo më matët, 1.83 isha. Drejtori i tyre sportiv më dërgoi e-mail dhe në fund të fundit më tha se ishte në pritje të një bashkëpunimi të ardhshëm. E dërguan në shtëpi edhe pse tashmë ishte fotografuar me fanellën e klubit”, u shpreh Mads Lundi.