Gjendja me pandeminë, flet ministri Sali

Piku i valës aktuale të virusit korona është në rënie, ndërsa gjendja epidemiologjike në vend po përmirësohet lehtë, tha sot ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.

Marketing

Sipas minsitrit kontrolli serologjik do të japë një pasqyrë të qartë të gjendjes së përgjithshme të popullatës dhe nga kjo do të varet miratimi i rekomandimeve dhe masave të reja.

“Situata epidemiologjike në të gjithë vendin është në rënie të lehtë, pra kulmi i valës së katërt është në rënie. Niveli i vaksinimit dhe imunizimit të plotë në vendin tonë është më i ulët se në vendet anëtare të BE-së. Ne duam rezultate pozitive nga kjo analizë që më pas të zvogëlohen masat, pra të jemi më të lirë për të funksionuar. Nëse marrim rezultate pozitive sipas të cilave do të jetë mbi 70 për qind e totalit të imunizimit në vend, atëherë do të fillojmë relaksimin dhe lehtësimin e masave”, tha ministri Sali.

Sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë, parashihet të bëhen rreth 3000 analiza, prej të cilave 1000 në Shkup ku po bëhet grumbullimi i materialit, ndërsa pjesa tjetër skrining serologjik do të realizohet në qytete të tjera