Regjistrimi i popullsisë, ja kur priten rezultatet

Nga fundi i muajit mars pritet që Enti Shtetëror i Statistikës ti publikojë rezultatet e regjistrimit të popullsisë dhe amvisrive të viti të kaluar. Drejtori i Entit të Statistikës, Apostoll Simovski në një prononcim për servisin publik sqaron se nuk do të publikohen të gjitha infomacionet njëkohësisht por vetëm të dhënat kryesore.

Marketing

“Jemi të sigurt se do ta respektojmë afatin e paraparë, opinion do të njoftohet deri në fund të marsit me të dhënat e regjistrimit. Kuptohet mos prisni se të gjitha të dhënat do të publikohen për një herë. Teknikisht është e pa mundur që gjithçka të publikohet njëkohësisht. Të dhënat kryesore do të publikohen deri në fund të marsit.”, tha Apostoll Simovski,drejtori i Entit Shtetërorë të Statistikës.