Zakonjshek: Me hapjen e tregut hekurudhor do të tërhiqen ofrues të rinj të shërbimeve

Zakonjshek: Me hapjen e tregut hekurudhor do të tërhiqen ofrues të rinj të shërbimeve
Zakonjshek: Me hapjen e tregut hekurudhor do të tërhiqen ofrues të rinj të shërbimeve
Publikuar 14:41 20 Shkurt, 2022
Hapi kryesor është miratimi dhe zbatimi i mëvonshëm i ligjit të ri për hekurudhat, të përgatitur nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Risia kryesore është se infrastruktura publike hekurudhore mund të përdoret nga hekurudhat private, tha në intervistë për MIA-n, Matej Zakonjshek, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Transportit të EJL-së. Ai thekson se hapja e tregut hekurudhor do të tërheqë ofrues të rinj të shërbimeve dhe shpreson se do të ofrojë rrugë që qytetarët të udhëtojnë më lirë dhe në mënyrë më miqësore me mjedisin dhe bizneset do të mund të operojnë me përfitime më të mëdha ekonomike dhe me kosto të reduktuara.

Marketing

“Fakti që ka vullnet politik për të përshpejtuar planet për përfundimin e hekurudhës në Korridorin 8, që ka 88 km hekurudhë nëpër pjesën verilindore të Maqedonisë së Veriut, është inkurajues. Pas përfundimit, nga Shkupi do të mund të udhëtohet për në Sofje me tren për 3,5 orë”, thotë Zakonjshek.

Zakonjsek në intervistë flet edhe për gjendjen e infrastrukturës hekurudhore, komenton projektet aktuale për ndërtimin e rrjetit hekurudhor dhe lidhjen rajonale dhe prezanton planet e Komunitetit të Transportit në periudhën e ardhshme.

Jeni në Shkup me rastin e takimit të Rrjetit të Menaxherëve të Infrastrukturës Hekurudhore të Ballkanit Perëndimor dhe Komitetit të 11-të Teknik për Hekurudha të Komunitetit të Transportit. Çfarë duhet të rezultoj nga këto takime dhe cili do të jetë fokusi i veprimeve të ardhshme?

Në Samitin e Hekurudhave për Ballkanin Perëndimor, të mbajtur në Beograd në vitin 2021, të gjithë menaxherët e infrastrukturës në rajon nënshkruan një marrëveshje për krijimin e një Rrjeti të Menaxherëve të Infrastrukturës Hekurudhore për koordinim dhe shkëmbim të rregullt të përvojave. Javën e kaluar, ata mbajtën takimin e tyre të parë në Shkup për të diskutuar se si të zhvillojnë infrastrukturën rajonale hekurudhore në përputhje me standardet e BE-së, të rivendosin transportin e pasagjerëve dhe të reduktojnë kohën e pritjes në kufi. I gjithë rrjeti hekurudhor në Ballkanin Perëndimor prej rreth 7700 km duhet të integrohet në një rrjet rajonal modern dhe efikas që do të lidhë qytetarët tanë me Evropën dhe më gjerë. Më vjen mirë që i gjithë rajoni është i përkushtuar ndaj këtij qëllimi dhe që mund të llogarisim në bashkëpunimin e shkëlqyer me ministrin Boçvarski dhe ekipin e tij në Maqedoninë e Veriut.
Dëshiroj të përgëzoj drejtorin e Hekurudhave të Maqedonisë, z. Lokvenec, i cili u zgjodh kryetari i parë i Rrjetit të Menaxherëve të Infrastrukturës Hekurudhore në Ballkanin Perëndimor. Shpresojmë që në Shkup të fillojë të shkruhet historia e re e hekurudhave rajonale.

Derik ku është Maqedonia e Veriut në përmbushjen e reformave dhe përshtatjen e legjislacionit të brendshëm me legjislacionin e BE-së, si dhe përmbushjen e standardeve të rrjetit evropian të transportit?

Aktualisht, hapi kyç është miratimi dhe zbatimi i mëvonshëm i ligjit të ri për hekurudhat, i përgatitur nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Risia kryesore është se infrastruktura publike hekurudhore mund të përdoret nga hekurudhat private. Hapja e tregut hekurudhor do të tërheqë ofrues të rinj shërbimesh dhe shpresojmë se do të ofrojë mënyra që qytetarët të udhëtojnë më lirë dhe në mënyrë më miqësore me mjedisin, ndërsa bizneset të mund të operojnë me përfitime më të mëdha ekonomike dhe kosto të

reduktuara. Praktikisht, kjo do të thotë që Shkupi duhet të lidhet me një hekurudhë moderne me vendet fqinje dhe qytetarët tuaj do të mund të bëjnë një pazar ditor në Selanik ose një vizitë të shkurtër në Beograd. Bashkëpunimi ndërmjet partnerëve rajonalë është i rëndësishëm për arritjen e këtyre synimeve. Jam i kënaqur që ka një mirëkuptim politik në të gjithë rajonin për rëndësinë e hekurudhave, gjë që u shpreh në Samitin e Hekurudhave të vitit të kaluar në Beograd, ku ministrat e Transportit mbështetën Deklaratën e Hekurudhave. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë është e përkushtuar për këtë qëllim dhe me ndihmën e BE-së jam i bindur se e ardhmja e hekurudhave maqedonase dhe rajonale është realisht në hekurudhat.

Si e vlerësoni gjendjen e infrastrukturës hekurudhore në vend, shpejtësinë dhe sigurinë e trafikut, parkun e automjeteve?

Në Maqedoninë e Veriut, shpejtësia dhe disponueshmëria e trenave duhet të përmirësohet. Linja hekurudhore Beograd-Shkup tani është në gjendje të keqe sepse nuk mirëmbahet dhe nuk ka investime në 30 vitet e fundit. Hekurudha në Maqedoninë e Veriut duhet të rindërtohet dhe të përdoret më shpesh nga pasagjerët dhe për transport mallrash.