“Criminal” e Dhurata Dorës shpërthen nga klikimet në Youtube (FOTO)

Padyshim që sukseset e Dhurata Dorës nuk kanë të ndalur, dhe këtë po e dëshmon çdo ditë e më shumë artistja shqiptare.

Marketing

Këngët e saj menjëherë me të publikuar, shndërrohen në hite duke u dëgjuar anë e mbanë ku ka ndjekës të saj.

Këtë më së miri e dëshmon projekti muzikor i saj i fundit, “Criminal”, që ende pa bërë dy muaj publikim, ka arritur shifrën e 20 milionë klikimeve në platformën Youtube.

Këtij suksesi i është gëzuar edhe vetë këngëtarja, e cila ka ndarë një fotografi me ndjekësit e saj në InstaStory, për këtë sukses të këngës.

Më poshtë mund ta shikoni të plotë postimin e saj.