Janë ndarë apo jo? Detaji që hedh dyshime për raportin mes Beatrixës dhe Donaldit

Beatrix Ramosaj nxiti spekulimet se mund t’i ketë dhënë fund lidhjes me Donald Veshaj. Lidhja e dashurisë që lindi brenda shtëpisë së famshme të Big Brother VIP, nuk zgjati shumë pasi këngëtarja bëri një postim në rrjete sociale duke treguar se historia paska qenë e rreme. Por në rrjet po qarkullon një foto që hedhin dyshime nëse dyshja është ndarë.

Marketing

Trixa ka hedhur një foto ku mban veshur një xhaketë gri që është shumë e ngjashme me atë që mbante aktori i humorit në natën finale. Megjithëse këngëtarja e ka bërë të qartë krisjen me aktorin duke i bërë dhe “unfollow”, njerëzit mendojnë se mund të ketë diçka mes tyre. Nga ana tjetër, Donaldi nuk e ka fshirë nga lista që ndjek në Instagram.

Ndërkohë, kujtojmë që Beatrix nuk u pa për asnjë moment nën shoqërinë e Donaldit kur ishte në festën përmbyllëse të Big Brother VIP.

Marketing