NATO i bënë thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë veprimet ushtarake ndaj Ukrainës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka reaguar Rusisë për sulmin që bëri mëngjesin e kësaj të enjte ndaj Ukrainës.

Marketing

Stoltenberg thotë se dënon fuqishëm sulmin që vë në rrezik jetë të panumërta civilësh. Në reagim ka thënë edhe se kjo është një shkelje e rënd ë e ligjit ndërkombëtar dhe një kërcënim serioz për sigurinë euroatlantike.

Ai i ka bërë thirrje Rusisë që të ndërprenë menjëherë veprimet e saj ushtarake dhe të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Dënoj fuqishëm sulmin e pamatur të Rusisë ndaj Ukrainës, i cili vë në rrezik jetë të panumërta civilësh. Edhe një herë, pavarësisht paralajmërimeve tona të përsëritura dhe përpjekjeve të palodhura për t’u angazhuar në diplomaci, Rusia ka zgjedhur rrugën e agresionit kundër një vendi sovran dhe të pavarur. Kjo është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe një kërcënim serioz për sigurinë euroatlantike. I bëj thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë veprimet e saj ushtarake dhe të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, ka thënë ai.

Ndërkohë që ka thënë se qëndrojnë përkrah popullit të Ukrainës.

“Aleatët e NATO-s do të takohen për të adresuar pasojat e veprimeve agresive të Rusisë. Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës në këtë kohë të tmerrshme. NATO do të bëjë gjithçka që duhet për të mbrojtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët”, ka thënë Stoltenberg.