Dy fëmijë u vranë nga bombardimet e rusëve dhe 33 objekte civile janë granatuar në 24 orët e fundit në Ukrainë.
Kështu tha ministria e Brendshme e Ukrainës në një njoftim.
“Deri tani, dy fëmijë janë vrarë, për fat të keq. Dhe ky është faji i vetëm i Federatës Ruse,” tha Vadym Denysenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës.
“Armiku ka qëlluar mbi 33 objekte civile gjatë 24 orëve të fundit. Rusët po qëllojnë në objektet civile dhe po vrasin civilët tanë”, shtoi këshilltari i ministrit.