Putin: Gati për negociata të nivelit të lartë me Ukrainën

Kina mbështet Rusinë dhe Ukrainën për të zgjidhur krizën përmes negociatave.

Marketing

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë me homologun kinez, Xi Jinping.

Sipas medias kineze, Putini përshkroi arsyet për nisjen e “operacionit special ushtarak” nga Rusia dhe i tha, Xi Jinping, se NATO dhe Shtetet e Bashkuara “kishin injoruar prej kohësh shqetësimet e arsyeshme të sigurisë së Rusisë”.

The Guardian raporton se Putin gjithashtu i tha Xi-t se Rusia ishte e gatshme të zhvillonte bisedime të “nivelit të lartë” me Ukrainën.

Ndërkohë, Xi tha se Kina po ashtu ishte e gatshme për të punuar me të gjitha palët në komunitetin ndërkombëtar për të mbrojtur një koncept të përbashkët, gjithëpërfshirës, ​​bashkëpunues dhe të qëndrueshëm të sigurisë.