Ja sa ukrainas u vranë që nga fillimi i bombardimeve

BBC shkruan se ministri i Forcave të Armatosura në Mbretërinë e Bashkuar, James Heappey, u ka thënë deputetëve në Dhomën e Komunave se 450 ushtarë rusë dhe 194 ukrainas, janë vrarë që nga fillimi i pushtimit të Vladimir Putinit dje në Ukrainë.

Marketing

Mes 194 ukrainasve të mbetur viktima, 57 raportohet se janë civilë.

Siç mund të shihet numër i civilëve të vdekur është më i lartë sesa u raportua sot nga OKB. Kjo e fundit raportoi disa orë më parë se 25 ishte numri i civilëve të vrarë nga sulmet.

Heappey tha gjithashtu se trupa të tjera të Mbretërisë së Bashkuar po dërgoheshin në Estoni, aleatin e NATO-s, më herët se sa ishte planifikuar – dhe gjithsej 1,000 trupa janë në gatishmëri për të ndihmuar vendet fqinje të Ukrainës të trajtojnë refugjatët që ikin nga vendi.