Manchester Unitedi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë të shtunën në “Old Trafford” në përballjen ndaj Watfordit duke luajtur 0:0.
Me këtë barazim Unitedi ka bërë një hap prapa në garë për të siguruar një pozitë për në Ligën e Kampionëve në edicionin e ri.
“Djajtë e Kuq” e kanë dominuar takimin, duke krijuar raste të shumta shënimi.
Cristiano Ronaldo, Jadon Sancho dhe Marcus Rashford nuk arritën të gjenin cakun.
Pas këtij barazimi, Manchester Unitedi renditet në pozitën e katërt me 47 pikë.
Watfordi është në vendin e 19-të me 19 pikë.