Frika nga kriza ushqimore – ky është vendimi i Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike sot ku është vendosur se furnizimi me produkte të Rezervave Shtetërore të Mallrave të përjashtohet nga procedurat e prokurorimit.

Marketing

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën është miratuar kërkesa e Departamentit të Rezervave Shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që furnizimi me produkte të Rezervave Shtetërore të Mallrave të përjashtohet nga procedurat e prokurimit.”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu, në këtë komunikatë thuhet se qeveria ka rritur sasinë e nevojshme të rezervave shtetërore vitin e kaluar.

Vendimi i sotëm sipas qeverisë së Kosovës ka për qëllim lehtësimin e mëtejmë të furnizimit me produkte të rezervës shtetërore.

“Gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, Republika e Kosovës ka rritur sasinë e nevojshme të rezervave në përputhje me Programin për rezervat shtetërore. Ndërkaq vendimi i sotëm ka për qëllim lehtësimin e mëtejmë të furnizimit me produkte të rezervës shtetërore, sipas nevojave.”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Në anën tjetër, ditë me parë nga Divizioni i Rezervave Shtetërore i Kosovës kanë thënë se aty kanë rezerva vetëm për 5 ditë deri në 1 javë.