Një gazetar është qëlluar për vdekje, sipas njërës nga mediat ukrainase, nga forcat ruse në Kherson.
Në fshatin Zelenivka, një pjesë e Khersonit, u qëllua për vdekje nga forcat ruse gazetari Dilerbek Shakirov, shkruan Ukrainian Pravda, transmeton Gazeta Botapress.
“Shakirov Dilerbek Shukurovych, një gazetar civil i të përjavshmes informative ” Rreth jush “, anëtar i Fondacionit Bamirës Shtëpia e Shpresës, u qëllua për vdekje me një armë automatike pranë fshatit Zelenivka në Kherson”, thuhet tutje në raportimin nga vendngjarja.