Johnson: Gjërat nuk po shkojnë sipas mënyrës së Putinit

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, ka biseduar në telefon me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, për t’i dhënë mbeshtetje këtij të fundit për situaten e shkaktuar nga Rusia.

Marketing

Nga informatat e reja pas telefonatës që ai kishte me Zelenskyy, Johnson ka thënë se: “Ditë shumë të zymta e presin Ukrainën.”

Por ai vazhdoi duke shtuar se: “Gjërat nuk po shkojnë sipas dëshirës se Putinit, madje ato janë shumë larg dëshirës së tij,” raporton Sky News, përcjell lajmi.net

“Ukrainasit po luftojnë heroikisht dhe madje në shumë vende numërojnë suksese të mëdha, ashtu siç edhe ne kemi menduar se do bënin,” u tha ai reporterëve.

Johnson tha se: “po kryhen mizori të tmerrshme”, por, Mbretëria e Bashkuar është duke bërë “gjithçka që është e mundur për t’i ndryshuar rrethanat e rënda më te cilat po përballet Ukraina”.