Prekëse! Nëna ukrainase bashkohet me fëmijët e saj në kufirin hungarez (VIDEO)

Një video emocionuese, ku një nënë ukrainase përqafon fëmijët e saj dhe personin që i dërgoi te ajo po bën xhiron e rrjetit.

Marketing

Me lot në sy dhe shumë e emocionuar, nëna ukrainase përqafon djalin dhe vajzën e saj në kufirin hungarez.

Nataliya Ableyeva iu besuan dy fëmijët nga babai i tyre, i cili u detyrua të qëndronte në Ukrainë për të luftuar për vendin e tyre.

Nëna e fëmijëve, Anna Semyuk, kishte udhëtuar nga Italia për t’i takuar dhe për t’i çuar ata në një vend të sigurt.

https://www.instagram.com/reel/Cac7CmSp-3m/?utm_source=ig_embed&ig_rid=adf119ea-dd73-472a-bcca-2d100217cf63