Çfarë është sistemi SWIFT dhe çfarë efekti do të kenë sanksionet?

FILE PHOTO - A man using a mobile phone passes the logo of global secure financial messaging services cooperative SWIFT at the SIBOS banking and financial conference in Toronto, Ontario, Canada October 19, 2017. Picture taken October 19, 2017. REUTERS/Chris Helgren

Veprimet e Rusisë të cilat çuan drejt një lufte të re në Europë, ka bërë që shtetet më të fuqishme të botës të reagojnë shumë ashpër duke vendosur sanksione të ndryshme. Por “kulmin” këto sanksione duket që kanë arritur sonte, kur perëndimi njëzëri janë dakorduar që Rusia të përjashtohet nga SWIFT.

Marketing

Ndërprerja e Rusisë nga sistemi global i pagesave SWIFT është një nga sanksionet më të ashpra që Perëndimi i ka vendosur Rusisë.

Sistemi, i cili ka selinë e tij në Belgjikë, përdoret nga më shumë se 11,000 institucione financiare në më shumë se 200 vende dhe territore për të dërguar para dhe informacion tek njëri-tjetri.

Është një ingranazh i rëndësishëm në sistemin financiar botëror dhe i mbikëqyrur nga bankat qendrore në Shtetet e Bashkuara, Japoni dhe Evropë, raporton Sky News, përcjell lajmi.net

Masa do të ketë një ndikim të madh, duke dëmtuar ekonominë ruse menjëherë dhe në afat të gjatë.

Kjo do ta ndërpresë Rusinë nga shumica e transaksioneve financiare ndërkombëtare, duke përfshirë fitimet ndërkombëtare nga prodhimi i naftës dhe gazit, të cilat në të gjitha përbëjnë më shumë se 40% të të ardhurave të vendit.